Nano rrëfen vizitën e fundit në shtëpinë e Maks Velos: Ishte sikur futeshe në një botë tjetër

Maks Velo nuk është më mes nesh. Arkitekti, shkrimtari dhe piktori i mirënjohur mbylli dje sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare.

Ikja e Velos është një humbje e madhe, ndërsa Mustafa Nano e cilëson atë si “njeriun më të vërtetë që ka njohur në jetën e tij”.

I emocionuar, Nano ia ka kushtuar Maks Velos, monologun e tij këtë të premte. Nano mes të tjerash ka sjellë në vëmendje takimin e fundit me Maksin, në shtëpinë e këtij të fundit. Vizitën në shtëpinë e Velos, ai e përshkruan si një përvojë të pazëvendësueshme.

“Herën e fundit që e takova Maksin ka qenë në shtëpinë e tij, përpara se të fillonte karantinimi për shkak të Covid-19. Ishte hera e parë që i shkoja në shtëpi. Dhe atë vizitë në shtëpinë e tij unë e kam shkruar edhe tek libri i fundit. Ajo vizitë ishte një përvojë e pazëvendësueshme për mua, ishte sikur sapo kalova pragun e shtëpisë së Maksit mu duk sikur u futa në një botë tjetër që më thithi”, shprehet Nano.

Monologu i plotë nga Mustafa Nano:

https://www.youtube.com/watch?v=0wZhVS-A1iw&feature=emb_title

Në këtë studio nuk do të jetë më Maks Velo. Nuk do kem më mundësi ta takoj Maks Velon, ashtu sikurse dhe shumë të tjerë që e njohin. Ai dje u nda nga jeta. Ishte një nga personazhet më kontrovers ëtë Tiranës. Dhe në këtë shpjegohen edhe në një numër reagosmesh që dolën menjëherë pas vdekjes së Maksit.

Ishin reagime të të gjitha llojeve, kishte njerëz që e lëvdonin, por kishte njerëz edhe që e qortonin, edhe e shanin. Por Maksi nuk do të befasohej për këtë gjë, madje nuk do t’i vinte keq për këtë fakt. Ai e dinte që i gjithë mllefi që mund të ekzistonte te një pjesë njerëzish për të kishte lidhje me qendrimet e tij, me të cilat ai nuk bënte asnjë lloj kompromisi.

Ishte një nga njerëzit më të vërtetë që unë kam njohur. Këto nuk po e them që në rrethana televizive mund të thuash për dikë që sapo është ndarë nga jeta, janë gjëra që unë i besoj me të vërtetë. Maks Velo ishte një nga njerëzit më të vërtetë që kam njohur në jetën time. Ai ishte autentik, ishte gjenuin, ishte si një fëmijë, në momentin që e kishte një mendim në kokë, menjëherë donte ta nxirrte nga goja. A thua se po ta mbante brenda, ai opinion, ajo konsideratë mund ta gërryente, apo mund t’i krijonte ndonjë problem shëndetësor.

Mbajeni mend këtë personazh, Maks Velon. Ne nuk kemi për ta pasur më një njeri të tillë.Ose kemi për ta patur shumë rrallë.

Herën e fundit që e takova Maksin ka qenë në shtëpinë e tij, përpara se të fillonte karantinimi për shkak të Covid-19. Ishte hera e parë që i shkoja në shtëpi. Dhe atë vizitë në shtëpinë e tij unë e kam shkruar edhe tek libri i fundit. Ajo vizitë ishte një përvojë e pazëvendësueshme për mua, ishte sikur sapo kalova pragun e shtëpisë së Maksit m’u duk sikur u futa në një botë tjetër që më thithi.

Edhe në letërsi nuk kam parë autorë të mëdhenj apo të vegjël që të përshkruajnë një shtëpi të ngjashme me atë të Maks Velos. Ndoshta më është kujtuar në këto orët e fundit pas vdekjes së Maksit më është kujtuar Charles Dickens, në librin e tij “Great expectations”, ku përshkruan një shtëpi ku ti futesh aty brenda ku shihje një kek që dikush e kishte nisur, por kishte javë të tëra që qendronte aty. Përshkruan muret që ishin të mbushura me orë që tregonin të gjitha orën 08:40. Kjo ishte ndjesia që unë kam provuar te shtëpia e Maks Velos.

Ti hyje në atë shtëpi dhe kishte ndjesinë që po hyje në një shtëpi, që nuk të kishte ndodhur më përpara. Përveç kësaj, në shtëpinë e Velos, kishte orendi të vjetra, relike, fotografi, piktura sigurisht. Ishte stili i Maks Velos. Dhe Maks Velo në përgjithësi ishte njeri me stil.

Kur vjen puna te qendrimet e Maksit që kanë provuar debat, ai kishte disa linja bazike, kishin të bënin me besimet e tij. Ishte një nga njerëzit më pro perëndimorë që mund të shihte syri. Madje as në perëndim nuk mund të gjeje një njeri më pro perëndimor sesa Maksi. Në historinë e Shqipërisë fare pak njerëz, mund të numërohen me gishtat e njërës dorë që kanë qenë pro perëndimorë. Atij Perëndimi, sidomos Europa i dhimbte kur e shihte në prag trazirash, apo e shihte në momente të vështira, siç është sot Evropa. Gjithmonë mendonte se nëse Evropa mund ta pësojë një ditë, do ta pësojë prej rafinimit të vet, prej sofistikimit të vet.

Maksi mendonte se ne shqiptarët, nuk jemi perëndimor. Ai mendonte, ndoshta edhe duke e ekzagjeruar pak, që ne nuk kemi lidhje fare me Perëndimin dhe nuk kishte shumë besim që në planin prespektiv mund të përftohet një marrëdhënie e fortë me Perëndimin. Ai ishte i bindur që, që ka pasur një lloj amaneti historik të një pjesë të elitës shqiptare, por kishte frikë se gjeneratat e reja këtë amanet nuk do e ndiqnin.

Kjo ishte frika më e madhe e Maks Velos, të cilin nuk do e kemi më midis nesh. Ai do të ngelet gjithmonë brenda meje.