Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK’së, Nasim Haradinaj, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.
Haradinaj ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rolin e ish-ambasadorit amerikan Gregg Delawie në formimin e Gjykatës Speciale si pjesë e gjyqësorit të Kosovës. Kujtojmë se Haradinaj dikur e kishte quajtur ambasadorin “palaço”.
“Si ambasador që ishte dërgonte sinjale të gabuara në shtetin amerikan. Dihet se ambasadorët dërgojnë mesazhe në shtetet e tyre se cilat janë zhvillimet dhe se sa janë të qëndrueshëm populli. Ai ju thoshte atyre se këta janë pishpirika dhe ata normalisht se i thonin sillu me ata si pishpirika”, thotë Haradinaj.
“Nuk dua të humbas kohën duke folur për të. Ai ka përfunduar punën e tij këtu dhe tani është diku duke mbjellur patate”.
Haradinaj gjithashtu thotë se e ka mirëpritur përzgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër pasi ai gjithmonë ka përfaqësuar interesat kombëtare të popullit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…