KRYESORE

National Geographic: “Magjia e heli-skijimit në Alpet e Shqipërisë”

National Geographic i ka kushtuar një artikull bukurive të Alpeve shqiptare, duke i sugjeruar si një vend të përshtatshëm për skiatorët e apasionuar.

“Nëse jeni duke kërkuar emocione, provoni heli-skijimin në Malet e egra të Shqipërisë, apo si quhen ndryshe Bjeshkët e Nemuna”, shkruhet në artikull.

Në këtë reportazh përshkruhet udhëtimi i një grupi skiatorësh që kanë zgjedhur të eksplorojnë Alpet e Shqipërisë nëpërmjet heli-skijimit, pasi majat e këtyre maleve mund të arrihen vetëm me helikopter.

Sipas artikullit të National Geographic, Malet e Mallkuara, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare, formojnë një mur të egër midis Kosovës dhe Malit të Zi, dhe këto bukuri ballkanike ofrojnë terren të egër kufitar për heli-skiatorët e guximshëm.

Turistët janë të rrallë, sidomos në thellësi të dimrit. Megjithatë, terreni është ideal për llojin e skijimit në natyrë që ky grup skiatorësh ka zgjedhur. Ata qëndruan në Luginën e Valbonës, majat e të cilit thuhet se u kujtojnë Dolomitet e Italisë.

Në Malet e Nemuna në Shqipëri nuk ka infrastrukturë malore për ski. Nuk ka teleferikë apo pista, dhe as shumë rrugë hyrëse. Kjo e bën atë ideale për heli-ski.

Maja më e lartë në Parkun Kombëtar të Valbonës është Mali Jezercë, 2,694 metra mbi nivelin e detit. Por sipas alpinistëve, afërsia e Adriatikut, ku stuhitë e dimrit mbledhin lagështi, bën që në Malet e Mallkuara sasia e dëborës të arrijë deri në 15 metra në një sezon të mirë – e njëjta sasi si në Niseko, Japoni.

Ata zbresin majat e thepisura të Alpeve Shqiptare, duke shijuar borën e paprekur kurrë më parë nga skiatorët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago