BOTA

NATO në luftë pas dy vitesh? Joe Biden: Nëse bie Ukraina radhën e ka Polonia

NATO ka dy deri në tre vite për t’u përgatitur për një sulm rus. Paralajmërimi vjen nga shefi i shtabit të ushtrisë norvegjezë, gjenerali Eirik Kristoffersen, raporton La Reppublica. Duke diskutuar aftësinë e Rusisë për të rindërtuar forcat e saj gjatë luftës në Ukrainë, gjenerali Eirik Kristoffersen tha se: “Do të duhet kohë, e cila na jep një afat kohor prej 2 deri në tre vite për të rindërtuar forcat tona”. Kujtojmë se në janar ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë NATO-n në 5 ose 8 vitet e ardhshme.

Deklaratat shqetësuese të shteteve të NATO-s, vijnë pas intervistës së Presidentit të Shtetetve të Bashkuara, Joe Biden për revistën britanike Times. Biden shprehu mbështetjen për Ukrainën pasi në të kundërt Rusia nuk do të mund të ndalet më.

“Nëse e lëmë Ukrainën të bjerë, mbajini mend fjalët e mia, do të shihni Poloninë të fundoset dhe do të shihni të gjitha ato kombe përgjatë kufirit aktual të Rusisë të pushtohen”, tha Joe Biden, President i SHBA.

Mbështetja e SHBA për Ukrainën ka sjellë shqetësime në Kremlin, të cilët nëpërmjet zëdhënësit të saj, Dmitry Peskov, bëjnë me dije se marrëdhëniet midis dy superfuqive të botës janë në pikën më të ulët. Rusia sot është një vend armik i Shteteve të Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara janë armik i Rusisë, tha Dmitry Peskov për mediat ruse. Instruktorët ushtarakë perëndimorë që disa vende, si Franca, mund të dëshirojnë t’i dërgojnë në Ukrainë “nuk do të mbrohen nga imuniteti”, shtoi më tej Peskov. “Nuk ka rëndësi nëse janë francezë,” shtoi Peskov.

Komandanti i forcave ukrainase, Oleksander Sirski, spekuloi javën e kaluar se Franca së shpejti do të dërgonte instruktorë dhe u kërkoi partnerëve të tjerë perëndimorë t’i bashkohen “projektit ambicioz” të Parisit. Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk e ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve francezë në Ukrainë, duke nënvizuar se asnjë vijë e kuqe nuk mund të ngrihet në konfliktin e vazhdueshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago