Ndahet nga jeta ipeshkëvi i Vaut të Dejës Simon Kulli. Sipas burimeve 52-vjeçari ka pësuar një goditje nga tensioni i lartë dhe në mënyrë të papritur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
A2 CNN raporton se Simon Kulli në 2016 u emërua si administrator i dioqezës së Sapës në Vau Dejës ndërsa në 2017 Papa e emëroi ipeshkëv të asaj dioqeze.
Simon Kulli zëvendësoi imzot Luçiano Avgustinin i cili edhe ai u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundje të rëndë.
Kisha katolike e Shqipërisë pritet që të dalë me njoftime zyrtare për ceremoninë e varrimit dhe më pas do të mendohet për drejtuesin e ri të asaj dioqeze.
Simon Kulli shërbeu me shumë përkushtim për 9 vite me radhë duke ia kushtuar jetën Zotit si dhe besimtarëve.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…