POLITIKE

Ndalimi i fjalimit të Kurtit në Serbi, Kamberi: Serbët s’kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për ndalimin e transmetimit në mediat e Serbisë, gjatë fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Kamberi, përmes një shkrimi në platformën ‘X’, ka konsideruar se është për të ardhur keq për lirinë e mediave të Serbisë.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, ka thënë ai.

Në një përballje të rrallë publike të enjten në Këshillin e Sigurimit të Organizatës Kombeve të Bashkuara (OKB), dy liderë ballkanikë që assesi të dalin nga situata parakonfliktuale, akuzuan njëri-tjetrin për gjendjen e tendosur në marrëdhëniet ndërshtetërore, ndërsa shtetet anëtare të OKB-së shprehën drojën për potencialin destruktiv të veprimeve të papërgjegjshme.

Ndërsa shtetet anëtare të OKB-së shprehën drojën për potencialin destruktiv të veprimeve të papërgjegjshme.

Në hijen e retorikës së nxehtë dhe akuzave plot zemërim, në selinë e OKB-së në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), kryeministri kosovar Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç peshuan faktorët e alternimit të tensionit dhe krizës së mbrehtë në pjesën veriore të Kosovës të banuar nga serbët etnikë që përpiqen të mbajnë një sistem paralel.

Presidenti i Serbisë shpertheu në propagandë në nisje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke thënë se vendimi i fundit i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në territorin kosovar nuk ilustron vetëm “vazhdimësinë e sulmeve sistematike” ndaj serbëve të Kosovës, por është edhe “krim kundër njerëzimit”.

“Ndalimi i dinarit si mjet i ligjor pagese në territorin e Kosovës është vetëm një akt në vargun masave të planifikuara, të mirë organizuara dhe sistematike të Prishtinës, të cilat sulmojnë pupullatën serbe dhe qëllimi perfundimtar i së cilave është që në fund të krijojnë kushte të padurueshme jetese dhe të dëbojnë serbët nga territori i Kosovës”, tha ai.

“Nëpërmjet ndalimit të dinarit, regjimi i Prishtinës drejtpërdrejt pamundëson funksionimin e institucioneve shëndetësore, sociale, arsimore e kulturore që u mundësojnë serbëve për t’i siguruar vetes dhe familjeve të tyre kushte bazike për të pasur arsim, trajtim shëndetësor, medikamente”, shtoi Vuçiç.

E kryeministri i Kosovës gjatë adresimit para organit kryesor të OKB-së, deklaroi se pretendimet e Serbisë për shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë janë thjeshtë gënjeshtra të shpikura nga përkeqësimi i mendjes së një njeriu, instiktet politike të të cilit janë farkëtuar në epokën e ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, i cili kreu gjenocid në Kosovë.

Sëkëndejmi, kryeministri Kurti e kualifikoi gënjeshtër çdo pretendim të presidentit serb të shprehur në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se nëpërmjet vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ku specifikohet se valuta e vetme për pagesa/transksione në Kosovë është euro, synohet përndjekja e serbëve nga Kosova.

“Çdo sugjerim tjetër nuk është asgjë më shumë se propagandë e rreme që synon nxitjen e tensioneve etnike. Ideja se Kosova kryen një fushatë të spastrimit etnik apo përndjekje kundër komunitetit serb është një gënjeshtër. Një gënjeshtër që është hedhur poshtë nga shumë institucione publike “, deklaroi ai.

Ai shtoi se Kosova nuk synon të hakmerret ndaj mizorive të pakrahasueshme të Serbisë të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërsa ftoi presidentin serb ta nënshkruajë marrëveshjen e paqes së përkthyer në një dokument për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan vitin e kaluar në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

2 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

2 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (U.S. Central Command) ka dhënë më shumë detaje për sulmet…

2 orë ago
  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

6 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

8 orë ago