KRYESORE

Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Nga ora 11:00 kryetarët e zgjedhur serbë pritet të marrin detyrat në katër komunat në veri të Kosovës. Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pas dorëheqjes së atyre të Listës Serbe në nëntor 2022 në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Sot, 5 dhjetor, ata do ta marrin pushtetin sërish në këto komuna.

Kryetarët shqiptarë që kanë qenë në krye të komunave kanë kërkuar që kryetarët e rinj të respektojnë ligjet e Republikës, simbolet e saj dhe vendimet që u morën gjatë administratës shqiptare.

Deri tash, para fillimit të inaugurimeve, shihet se gjithçka është gati, bashkë me flamujt e Kosovës e fotografia e presidentes në salla.

Në Zveçan flamujt e fotografia e presidentes janë prezentë, ashtu si edhe në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut.

Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, dhe se po pret që t’ia dorëzojë kryetarit të ri detyrën.

Tek objektet e komunave po qëndrojnë edhe forca të Policisë.

Kryetari i ri i Zveçanit nga Lista Serbe, Dragisha Miloviq, ka arritur në Kuvendin Komunal për seancën konstituive, por nuk u deklarua për mediat. Ai dhe anëtarët e tjerë u nënshkruan në një fletë që mbante stemën e Kosovës.

Menjëherë pas marrjes së detyrës më 2023, kryetarët shqiptarë të komunave patën vendosur flamurin e Kosovës në ndërtesat komunale, që deri atëherë nuk shihej në asnjë institucion në veri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago