Pamjet tronditëse me dron tregojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga përmbytjet e shpejta në Valencia, të cilat lanë të paktën 95 të vdekur.
Urat janë rrafshuar, makinat janë marrë nga ujërat e vrullshme dhe janë grumbulluar në një vend, ndërsa rrugët janë kthyer në lumenj balte.
Ndërkohë, autoritetet spanjolle lëshuan sot një paralajmërim tjetër për stuhi për disa pjesë të rajonit të Valencias në Spanjën lindore, ku ekuipazhet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për njerëzit e zhdukur nga përmbytjet më të këqija që vendi është përballur në më shumë se pesëdhjetë vjet.
Pothuajse një mijë ushtarë janë vendosur në terren, kryesisht në rajonin e Valencias, së bashku me zjarrfikësit, policinë dhe punonjësit e shpëtimit që po kërkojnë të mbijetuar dhe po përpiqen të pastrojnë zonat e prekura nga mbeturinat./K.C/dritare.net
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…