Duket si një dritë në fund të tunelit lajmi se një vajzë e re është nxjerrë e gjallë nga humnera ku ra fugoni i linjës Tiranë Sarandë dhe si pasojë ngelën të vdekur 5 persona.
Mësohet se një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni në Gjirokastër. Pas 5 viktimave nga furgoni që ra në greminë, një vajzë ka mbijetuar.
Ajo është dërguar në spital dhe momentalisht i ka shpëtuar rrezikut.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar edhe motra e vajzës së mbijetuar. Mes lotësh ajo dha pak detaje ku dyshohet se e reja ka thyer krahun dhe ishte nisur për pushime për t’ju bashkuar familjes në Sarandë.