LAJME

Ndodh në Tiranë, i vodhi të atit mbi 1 milion lekë të vjetra, arrestohet i biri 18-vjeçar

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi i vidhte shuma të ndryshme parash babait të tij.

Sikurse njofton policia e Tiranës, ditën e djeshme ai i vodhi 104 000 lekë të atit dhe pas kallëzimit të 45-vjeçarit në polici ai u arrestua.

“Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “House”. I vodhi në mënyrë të vazhdueshme, shuma parash, babait të tij, në banesë, vihet në pranga 18-vjeçari. Sekuestrohen 104 000 lekë të rinj, të cilat ky shtetas i kishte vjedhur një ditë më parë, në banesë.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, në fshatin Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij.

Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

Njoftimi i Policisë së Tiranës


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago