POLITIKE

Ndryshime kushtetuese? Rama: Vetëm Biblën e Kuranin s’ndryshojmë dot, por kurrë dialog në anglisht, BE: Nëse kërkohet asistencë jemi gati

Kryeministri Edi Rama u shpreh I rezervuar për propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese por la të hapur dialogun me opozitën. Një dialog që do të jetë vetëm në shqip dhe kurrë më në anglisht.

Edi Rama: “Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që mund të justifikojë problemet që krijohen nga mosrespektimi I saj.  Së dyti vetëm Biblën e Kuranin nuk mund ta ndryshojmë. Çdo gjë tjetër mund ta ndryshojmë sepse nuk është e shkruar në gurë.

Së treti një reformë e thellë kushtetuese që do të ndryshonte të gjithë arkitekturën konstitucionale të shtetit mund të ketë vend për diskutim por është një ndërmarrje që kërkon angazhim të një natyre tjetër dhe kërkon shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe se gjithmonë ka nevojë për  ndryshim dhe asgjë nuk është e pandryshueshme.

Nuk është në vizionin apo qëllimet tona ti hyjmë këtij ndryshimi pasi nuk ka duket ti hyjmë një diskutimi sot, nëse të tjerët kanë ide të kësaj natyre ti diskutojmë. Pastaj biem dakord apo jo është tjetër. Por një gjë do e them në fund. Në këtë vend, të paktën sa të jem unë këtu dialog mes opozitës dhe qeverisë në anglisht nuk do të bëhet më. Nuk kemi pse flasim në anglisht me njëri tjetrin.”

Nga ana e tij ambasadori i BE-se inkurajoi dialogun

Luigi Soreca: “Ne inkurajojmë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë ato tema që vihen për diskutim. Kështu funksionon demokracia. Nëse do na kërkohet asistencë do të shikojmë a është e mundshme dhe do të jemi gati të ndihmojmë të gjithë spektrin politik, siç kemi bërë nga hera”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago