Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e 25 korrikut ka njoftuar për ndryshimet e reja në Kabinetin që ai drejton.
Rama ka shkarkuar Arben Ahmetajn nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Në vend të tij si zëvendëskryeministre është emëruar Belinda Balluku, ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën.
Kryeministri, po ashtu, ka larguar nga posti i Kryenegociatorit me Bashkimin Evropian edhe Zef Mazin, duke e zëvendësuar me Majlinda Dhukën, e cila do të kryejë edhe rolin e ministren së Shtetit.
Sipas Ramës, tani që prioriteti i Rindërtimit ia lë vendin prioritetit të Negociatave me BE-në do të ndërrojë edhe profili i ministrave.
“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit”, shkruan Rama.