Australia po përjeton ndryshime të thella shoqërore, thuhet në një raport të publikuar nga BBC-ja të martën. Në disa anketa të kryera, popullsia australiane rezulton të jetë rritur për 2.1 milionë banorë brenda gjashtë vjetëve të fundit.
Për herë të parë, rreth 44 për qind e australianëve u identifikuan të krishterë, tha Byroja Australiane e Statistikave, për dallim nga shumë vite më parë, kur të krishterë ishin regjistruar rreth 90 për qind e popullsisë.
Ndonëse krishterimi mbetet feja më e madhe, njerëzit me prirje antifetare u deklaruan rreth 39 për qind. Hinduizmi dhe islami janë fetë me rritjen më të shpejtë në Australi, por asnjëra nuk e kalon 3-përqindëshin.
Migrimi është ngadalësuar gjatë pandemisë, por mbi 1 milion persona janë zhvendosur në Australi që nga 2016-a. Prej tyre, pothuajse një e katërta janë nga India. Nëpër familjet australiane, një në pesë njerëz flet një gjuhë tjetër pos anglishtes – më së shumti kinezisht ose arabisht. Që nga 2016-a, rreth 800 mijë banorë të Australisë flasin njërën nga këto gjuhë.
Numri i indigjenëve u rrit. Aktualisht janë të regjistruar 812.728 banorë indigjenë ose rreth 3.2 për qind e popullsisë.
Australianët po blejnë shtëpi në masë të madhe, por që nuk po i paguajnë ato. Hipotekat janë dyfishuar, por çmimet e pronave janë ngritur si kurrë më parë. Qytetet australiane tani renditen në mesin e vendeve me të këqija për përballueshmërinë e çmimeve të banesave.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…