POLITIKE

“Në Bruksel do më varnin”/ Vuçiç reagon pas deklaratave për bashkimin Kosovë-Shqipëri: Çfarë do të ndodhte nëse do kishim përmendur Serbinë e madhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot në Beograd presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Pas takimit, Vuçiç iu referua “heshtjes” së BE-së lidhur me deklaratat nga udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar.

I pyetur nëse ka biseduar me Pahorin se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së Madhe, Vuçiç tha se Brukseli duhet të marrë një minutë e gjysmë për të reaguar ndaj deklaratave të tilla, por nuk ka asnjë reagim.

Vuçiç tha se nëse do të përmendej formimi i Serbisë së madhe, BE-ja do të reagonte menjëherë.

“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala”, thotë Vuçiç, raporton Koha.net

Presidenti i Sllovenisë deklaroi se vitet e fundit ka një thellim të mosbesimit në rajon dhe se është i befasuar që Bashkimi Evropian nuk di si t’i përgjigjet kësaj situate.

“Personalisht do të bëj çmos për të gjetur mirëkuptim më të madh në Bruksel për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe”, tha Pahor.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të hënën do të vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, është njoftuar nga Zyra e Presidentit të Sllovenisë.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

2 orë ago

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,…

2 orë ago

Dy burra dhe një spektakël

288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta…

5 orë ago

Rama ndan pamje nga stërvitja e “Defender 25”: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga stërvitja e “Defender 25”. Stërvitja zhvillohet nën…

5 orë ago

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

16 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

17 orë ago