FOTO&VIDEO

Në burg të varfrit, jo oligarkët! Ndiqet penalisht 74-vjeçarja e sëmurë për një gardh

Pallate dhe kate pa leje u sekuestruan me një vendim të nxjerrë me urgjencë nga qeveria. Por asnjë nga ndërtuesit e tyre nuk përfundoi në burg. Ligji është treguar më i ashpër me më të varfrit që janë arrestuar dhe vënë në ndjekje penale edhe për një gardh. Kjo është Bihane Shaba 74 vjeç e cila jeton e vetme në një banesë 24 metra katror në Shkozë.

Shtëpinë e ndërtuar me shumë mundim pas vdekjes së bashkëshortit më shumë se 20 vite më parë një shkarje dheu rrezikon t’ia shembe.

Në pamundësi fizike dhe ekonomike ajo kërkoi ndihmën e të afërmve për të vënë disa hekura që të parandalojë shkarjen e mëtejshme të dheut. Por kjo ndërhyrje u cilësua shkelje ligji e ndërtim pa leje.

Për shkak të moshës policia e Tiranës e procedoi penalisht në gjendje të lirë të moshuarën.

“I vura këto hekura vetëm për të më mbajtur shtëpinë mos më shembet. Erdhi policia tha është ndërtim pa leje. E lashë të bëhet sit ë bëhet vetëm qeveria dhe policia të jenë të kënaqura. E kam bërë me shumë mundim këtë shtëpi se ka 26 vite që më ka vdekur burri.”- tha Bihane Shaba.

Para se të bënte këtë ndërhyrje mirëmbajtje Bihane Shaba vuri në dijeni autoritetet por ato e orientuan drejt aplikimit online të cilën e moshuara nuk e kryente dot.

Ligji për ndërtimet pa leje godet shumë rëndë qytetarë të thjeshtë që ndërtojnë një mur oborri, hapin një dritare apo riparojnë banesat e dëmtuara. Ne vitet e fundit kërrbaci i ligjit ka futur në burg, gjobitur me mijëra shqiptarë. Por ligji i Maliqit nuk i prek të paprekshmit që kanë miq e shokë e kliente në qeveri siç është edhe ndërtuesi i këtij pallati mister me 9 kate pa leje. Në Shqipëri jo të gjithë janë të barabartë para ligjit, ata që shkojnë në burg janë njerëzit e thjeshtë ndërsa oligarkët me kate e pallate pa leje nuk preken./TCH


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

8 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

16 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

21 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago