POLITIKE

“Në Drenicë shumica janë spiuna”/ Halil Geci pyet Drenicën: A jeni me Bekim Jasharin apo me hajnat e Kralevës?

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka pyetur Drenicën se a është me Bekim Jasharin, apo me hajnat e Kralevës.

Geci përmes një postimi në facebook, shprehet se, nëse Dernica nuk e voton Bekim Jasharin, Drenica më nuk do të thirret Drenica e Adem Jasharit, por Drenica e Kralevës.

Ai thotë se, derisa u pasuruan thirreshin në emër të UÇK-së dhe Adem Jasharit, e tani që janë pasuruar po e tregojnë fytyrën e vërtetë.

Sipas tij, nëse Skenderaj nuk e voton Bekim Jasharin për kryetar, atëherë, shton se, është e qartë ajo thënia se ‘në Drenicë shumica janë spiuna’.

Geci shkruan tutje se, nëse Fadil Nura fiton në Prekaz, thotë se nuk e di se si dikush prej PDK-së në të ardhmen mundet të arsyetohet me fitorën e tij dhe përuljen e Bekim Jasharit.

Postimi i plotë:

Drenicë trego me kë je, a je me hajnat e Kralevës apo me Drenicën e Adem Jasharit dhe nipin e tij Bekimin?

Nëse Drenica kësaj here nuk tregon respekt për më të mirin e më të urtin e më intelektualin e atdheut Bekim Jasharin, Drenica më nuk do thirret Drenica e Adem Jasharit, por Drenica e Kralevës.

Po e botoi një reagim të një komentusi pa ndërhyrje ku thotë: “Baci Lilë, nëse nuk fiton Bekim Jashari, me të vërtetë hidhet një hije e rënd në Drenicë”.

Derisa u pasuruan thirreshin në emër të UÇK-së dhe Adem Jasharit, tani që u pasuruan po e tregojnë fytyrën e vërtetë.

Nëse Skenderaji nuk e voton Bekim Jasharin, atëherë është shumë e qartë ajo thënia që dëgjohet në masë se Drenica shumica janë spiuna.

Derisa pakica apo një numër më i vogël njerëzish bënë gjithçka për nderin dhe emrin e Drenicës dhe gjithë Kombit, popullata shumicë e Drenicës që 20 vite po i përqafon hajnat dhe tradhtarët.

Nuk e di se si dikush në PDK në të ardhmen mundet të arsyetohet me fitorën e Nurës dhe përuljen e Bekim Jasharit.

“Baci Lilë, ju po bëni një punë të madhe por siç thuhet me një lule apo në rastin më të mirë me disa lule nuk qelë pranvera, besoj se kësaj here Drenica do të ketë shumë lule dhe do ta zbukuroni Drenicen tuaj dhe tonën me të madhin Bekim Jasharin”.

Mëkat nëse ndodhë e kundërta, por siç po shihet disponimi i popullit do të shkoj në të mirën e Drenicës dhe Bekimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

7 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago