Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandimin e 750 pulave nga Serbia.
“Rasti 1: Rreth orës 01:00, në fshatin Zhabar-K.K. Mitrovicë, është ndaluar kamioneta Volksëagen LT46, ngjyrë e teget, me targa RKS (02), me rreth 200 (dyqind) pula të kontrabanduara nga territori i Serbisë, me vozitës E.M., Mashkull/Kosovar, 37 vjeçar, me banim në Mitrovicë.”
“Rasti 2: Rreth orës 18:30, në fshatin Bube-KK. Zubin Potok, është ndaluar kamioneta Mercedes Benz, ngjyrë e gjelbër, me targa RKS (02), me rreth 550 (pesëqind e pesëdhjetë) pula të kontrabanduar nga territori i Serbisë, me vozitës H.B., Mashkull/Kosovar, 50 vjeçar, me banim në Mitrovicë.”
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar dy raste “Kontrabandim me mallra”, ndërsa kamionetat dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtejme nga autoritetet kompetente.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…