BREAKING NEWS

Në Egjipti zbulohen 30 arkivole 3000 vjeçare, dhe po vlerësohet si gjetja më madhe e shekullit

30 arkivole që datojnë nga shekulli i 10-të para Krishtit ishin mbledhur dhe fshehur nga një prift nga frika e grabitjes.

Egjipti njoftoi zbulimin e 30 arkivoleve prej druri që përmbajnë mumje.

Ato datojnë 3 000 vjet më parë dhe janë gjetur në qytetin jugor të Luksorit.

“Arkivolet me mbishkrime u gjetën në nekropolin e al-Asasif, të mbivendosur në dy nivele, 18 arkivole në nivelin e parë dhe 12 në nivelin e sipërm”, deklaroi ministri i Antikiteteve, Khaled al-Anani, në një konferencë për shtyp.

“Është vendi i parë i fshehtë i zbulimit të arkivoleve njerëzore që nga fundi i shekullit XIX”, theksoi ai.

Mostafa Waziri, drejtuesi i Këshillit Suprem për Antikitetet egjiptiane, deklaroi në këtë konferencë se 30 arkivolët e zbuluar janë të priftërinjve meshkuj dhe femra si dhe të fëmijëve nga dinastia XXII, e shekullit X para Krishtit.

Egjipti ka njoftuar muajt e fundit për një sërë zbulimesh antike, me shpresën për të ringjallur industrinë e dëmtuar të turizmit që është një burim kryesor i të ardhurave kombëtare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

7 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

8 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

9 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

10 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

13 orë ago