POLITIKE

“Në emër të lirisë nuk bën me vra, i kanë rreh me armaturë gjashtëshe”, nxehet debati për aktakuzën e Gjykatës Speciale

Një debat është zhvilluar mes gazetarit Baton Haxhiu dhe avokatit Besnik Berisha lidhur me aktakuzën e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.

Berisha i reagoi Haxhiut i cili tha se po gjykohet UÇK-ja.

“As në emër të lirisë nuk bën me vra o Baton. Kush i ka vra këta. Xhemajl Mustafën kush e ka vra. Po thotë se i kanë rreh me armaturë 6-qe”, tha ai”, në emisionin Pressing në T7

Haxhiu ia ktheu duke thënë se nëse ka prova, Berisha duhet të flasë.

“Cili ka vra. Kush është vrarë. Kush e ka vrarë LDK-në. Në cilin vit. A ka pas UÇK kur është vrarë Xhemajl Mustafa.”, tha Haxhiu.

Tutje ai tha se njerëz të LDK-së, së bashku me një gazetë, bënë propagandë kundër UÇK-së prej vitit 1998 dhe vazhduan deri në aktakuzë.

“Gazetë kriminale. Nëse don me ditë, viti 98-99, gazeta Bota Sot e ka shkruar aktakuzën e këtyre njerëzve. Unë mendoj se gjuha e tyre nuk ndryshon asgjë nga gjuha e prokurorëve dhe atyre që ua kanë quar atje. Fundi është politik. Dënimi politik. Mund të zgjasë edhe 20 vjet. Nuk guxojmë me qenë kaq të ftohtë”, tha ai.

Berisha ia ktheu duke thënë se nëse shkrimet e një gazete janë marrë si prova, atëherë aktakuza nuk vlen asgjë.

“Besoj se po të jenë ato fjalë, fati i asaj aktakuze është në shportë të bërllokut. The që ka qenë vendim anti-historik. Unë mendoj se ka qenë vendimi më historik që ka marrë Thaçi ndonjëherë. Ai njeri që synon të mbulojë krimin duke mos votuar gjykatën nuk jeton ën shekullin 21”, përfundoi ai


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago