LAJME

Në gjurmët e historisë: Banorët e Vaut të Dejës inskenojnë dasmën e Skënderbeut

Aktorë të zonës së Zadrimës dhe Vaut të Dejës risollën skena nga dasma e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, në një shfaqje plot emocione në trojet e Kishës së dikurshme të Shën Mërisë.

Nga Nensi Bogdani

Pasditen e nxehtë të 16 korrikut, në kishën e sotme të Dejës – dikur e njohur si kisha e Shën Mërisë, u inskenua dasma e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku qindra vizitorë ndoqën shfaqjen me aktorë amatorë nga zona e Zadrimës.

Nën regjinë dhe skenarin e Valbona Mulaj Llukës dhe Markerit Hilajt, inskenimi i dasmës së heroit kombëtar u zhvillua në qiell të hapur, teksa tonet e ngjyrave pas perëndimit të diellit i shtonin akoma më shumë emocione aktrimit të protagonistëve të zonës.

“Është hera e parë që organizohet Dasma e Skënderbeut në zonën e Zadrimës. Vendosëm ta risjellim në skenë për shumë arsye. Fillimisht sepse këtu jemi në trojet e Kishës së Shën Mërisë, poshtë Kalasë së Dejës, nga ku Skënderbeu kontrollonte Shkodrën dhe Lezhën,” i tha BIRN Valbona Mulaj Lluka, poete dhe një prej organizatoreve të eventit.

Kisha e Shën Mërisë ka një domethënie historike dhe strategjike për këtë zonë, si një prej kishave të pakëta me arkitekturë gotike përpara se ajo të hidhej në erë nga regjimi komunist. Ishte pikërisht kjo kishë ku Gjergj Kastrioti lidhi kurorë me Donika Arianitin në vitin 1451.

Sipas gojëdhënave, Gjergj Kastrioti u martua me Donikën në Ardenicë, por banorët e zonës së Vaut të Dejës konfirmojnë se lidhja e kurorës ka ndodhur pikërisht në Kishën e Dejës, asokohe e Shën Mërisë.

“Është martuar në Ardenicë, dasma zgjati tre ditë, por Skënderbeu zgjodhi ta vërë kurorën këtu në Kishën e Shën Mërisë, kishë së cilës i kanë mbetur vetëm themelet, pasi u hodh në erë në 1967 nga regjimi asokohe,” thotë Valbona Mulaj.

Alfrila Guri, aktore amatore dhe protagoniste në inskenim i tha BIRN se ky event ka një vlerë historike dhe kulturore mbarëkombëtare.

“Në këtë dasëm të të gjithë shekujve unë jam në rolin e motrës së heroit tonë, në rolin e Mamicës. Ajo që sjell kaq shumë emocion është fakti se si ne po rikthejmë pas kaq shumë vitesh të gjitha vlerat kulturore dhe po mbrojmë fort vlerat e kulteve tona dhe mbarë Shqipërisë,” tha ajo.

Sipas Valbona Mulaj, ky inskenim është një pasaportë për Vaun e Dejës dhe të gjithë aktorët dhanë maksimumin e tyre për suksesin e tij.

“Lajmi për këtë shfaqje u prit shumë mirë, sepse njerëzit e kësaj zone e dinin historinë, thjesht nuk kishin mundur ta transmetonin për mbarë publikun,” shtoi ajo.

“Këta njerëz ishin të gatshëm që edhe në temperatura shumë të larta të bënin prova çdo ditë këtu në qiell të hapur, dhe ndjehem shumë e lumtur për gatishmërine e tyre për ta risjellë këtë vepër”, përfundoi ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago