BOTA

“Ne jemi elita” – Kjo është familja e Prigozhin: Djali luftoi për Wagner, nëna dhe bashkëshortja pronare të…

Kreu i grupit mercenar rus ‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin dyshohet se u vra të mërkurën në mbrëmje kur një avion privat Embraer Legacy u rrëzua në linjën Moskë-Shën Petersburg në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino.

Ndërkohë që tashmë dihet shumë për ish-bossin e grupit ‘Wagner’, më pak dihet për familjen që ai la pas.

Cilët janë anëtarët e familjes së Prigozhin?

Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, gruaja e Prigozhin është Lyubov Valentinovna Prigozhin, e cila është gjithashtu e pasur (pasuria neto e burrit të saj vlerësohet në 1 miliard dollarë).

Ljubov është një farmaciste e cili posedon butikë të njohur si “Muzeu i çokollatës” në Shën Petersburg. Në vitin 2012 hapi spa “Kristal” në Shën Petersburg, e cila fitoi çmimin “Perfect Spa Project” vitin e ardhshëm. Ajo zotëron kompanitë “New Technologies SPA LLC” dhe “Agat”, pjesë e grupit “Concord”.

“Financial Times” shkruan se Ljubov ka luajtur “role të ndryshme” në perandorinë e biznesit të bashkëshortit të saj, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Fëmijët e Prigozhin kishin të gjithë aksione në kompanitë e babait të tyre dhe këto shpesh shkëmbeheshin mes tyre.

Fëmijët e Prigozhin

Në vitin 2019, vajza e madhe Polina ishte aksionere në kompaninë ruse “Lahta Plaza”, e cila në mars të 2022 u vu nën sanksionet e SHBA. Tani është nën kontrollin e djalit të Prigozhin, Pavel.

Lahta Plaza, sipas dokumenteve të koorporatës, ndau një auditor dhe një numër telefoni me kompanitë ruse që furnizonin pajisje të rënda industriale për kompanitë e minierave dhe pyjeve në Afrikë, të cilat më vonë u sanksionuan nga SHBA dhe BE si një front për Wagner.

Polina është fëmija i parë i Prigozhin. Ajo ka lindur në vitin 1992, ndërsa djali Pavel ka lindur në vitin 1996. Vajza e vogël Veronika ka lindur në 2005.

Dihet pak për djalin e Prigozhin, Pavel. SHBA tha vitin e kaluar se Polina, Pavel dhe gruaja Lyubov luajtën “role të ndryshme” në perandorinë e biznesit të Prigozhin, e cila përfiton nga “statusi i tij i favorizuar në elitën ruse”.

Pavel, sipas postimeve të të atit në rrjetet sociale, ka luftuar për Wagner në Siri dhe ka marrë njohje nga grupi “Kryqi i Zi” për shërbime ushtarake.

Nëna e Prigozhinës, Violeta

Përveç Prigozhinit, gruaja e tij, Polina dhe Pavel, është dhe nëna e tij Violeta, ish-mjeke dhe “pronare aktuale ligjore” e firmës “Concord Management and Consulting” që nga viti 2011, “Etalona” që nga viti 2010 dhe “Kreda”.

Violeta filloi mësimet e pikturës në vitin 2017 në moshën 77-vjeçare dhe një vit më vonë hapi galerinë e saj të artit “Colors of Life” në qendër të Shën Petersburgut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago