LAJME

Nga nafta te rafineria, studiuesit optimistë, parashikohen deri në 100 milionë tonë rezerva

Gjetja e një rezerve të madhe gazi e nafte, e një cilësie të lartë në Shpirag, zonën naftëmbajtëse më të rëndësishme në Shqipëri, vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha nga studiuesit e hidrokarbureve.

Shpimi deri në mbi 6000 metra në thellësi të tokës sipas Stavri Dhimës, studiues dhe projektues i puseve të naftës, mund të sjellë në mbledhjen e deri në 100 milionë fuçive, një rezervë kjo përtej pritshmërive.

“Nëpërmjet matjeve të kryera u vërtetua se kemi një shtresë të konsiderueshme naftëmbajtëse, kemi një naftë të cilësisë së mirë, e cila është deri në 38 gradë, e lehtë e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite. Nga informacionet e publikuara zyrtare për pusin Shpiragu 2 është thënë se kati është më i madh sesa 800 metra, ndërsa për pusin “Shpiragu 5” ka kaluar 1 mijë metra dhe nuk ka kapur ujin, rezulton se kemi të bëjmë me një kat shumë të madh. Nisur nga krahasimi me Val Dagrin mund të kemi deri në 100 milionë tonë rezerva të nxjerra”, tha eksperti Dhima.

Përtej nxjerrjes, mundësia që kjo sasi nafte të përpunohet në vendin tonë sipas studiuesit Dhima është e pakët, duke u bazuar në nevojën e brendshme të tregut.

“Vendburimi Valt Dagri i cili prodhon deri në 85 mijë fuçi në ditë, ndërsa këtu pritet të ketë deri në 100 mijë fuçi nafte. Sasitë janë shumë të mëdha, do jetë shumë mirë të përpunohet e gjitha në vend edhe pse nevoja jonë nuk është kaq e madhe, por mundësia kryesore vërehet eksporti”, shtoi eksperti.

Sipas Dhimës, në Shqipëri janë 3 rafineri të cilat nuk prodhojnë në sasi të larta. Ndërtimi i një rafinerie e cila do të mund të përpunojë naftën në Shqipëri, u njoftua nga kryeministri Edi Rama në nëntor të 2022. Sipas tij, Azerbajxhani do të investojë në ndërtimin e saj, e cila në fund do të sjellë përfitime duke ndikuar në uljen e çmimit të naf6tës dhe heqjes së importeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago