Në Komunën e Kaçanikut, nga gërmimet në afërsi të komunës janë hasur themelet e një ndërtese historike mjaft impresive, e që mund të jenë pjesë e kompleksit të ndërtimeve të njohura të Sinan Pashës, shkruan Gazeta Metro.
Raportohet se janë zbuluar themelet e një ndërtese historike jo pak e rëndësishme, e që me shumë mundësi mund t’i takojnë komplekstit të Sinan Pashës, vezirit otoman të shekullit 16 me prejardhje shqiptare.
Gjatë gërmimeve në Kaçanik, saktësisht në afërsi të parkingut të komunës, aty janë hasur themele impresive të një ndërtese historike. Themelet që janë gjetur, janë të një trashësie prej 1.5 m.
Edhe pse nuk është ende e qartë vjetërsia e këtyre themeleve zbuluar krejt në mënyrë sporadike, thuhet se i takojnë ndërtimeve të njohura të Sinan Pashës, sipas historianit dhe ish diplomatit Ylber Hysa.
Sipas tij, këto gjetje është shumë e mundur që i takojnë ndërtimeve të famshme të Vezirit të Madh, osman me prejardhje shqiptare, Sinan Pashës.
Bashkë me këtë kompleks ishte ndërtuar edhe Kalaja në hyrje të Grykës së Kaçanikut.
Duhet theksuar se mbetet të vërtetohet nga ekspert të fushës, vjetërsinë e këtyre themeleve.