Rruga për në Malësinë e Madhe ofron jo vetëm peisazhe të bukura por edhe histori. Në Hot gjendet kulla e Çun Mulës, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar.
Shtëpia me tre kate e kishte humbur prej vitesh “krenarinë” e saj për shkak të degradimit të vazhdueshëm që i sillte koha. Për fatin e mirë iniciativa e trashëgimtarëve të familjes dhe shqiptarëve që jetojnë kryesisht në SHBA bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën drejt shndërrimit në një muze të mirëfilltë të Malësisë së Madhe.
“Është një punë kolosale që para dy vjetësh kur e kemi filluar nuk e imagjinonim dot që do të arrinim të bënin inaugurimin e kullës së rinovuar”, u shpreh Arian Bajraktari, Trashëgimtar i familjes së Çun Mulës.
Malësisë së Madhe i mungonte një muze i mirëfilltë dhe kulla e Çun Mulës duket se do ta kryejë më së miri misionin e ri të saj. Për kullën është dashur një ndërhyrje deri në detaje por duke ruajtur në çdo rast elementët autentikë.
Kulla e Çun Mulës dhe shndërrimi i saj në muze do t’i rikthejë Malësisë së Madhe një krenari që ajo e meritonte ta kishte prej kohësh.
/RTSH/
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…