Në Kampin Veror të Miliarderëve

Disa nga figurat më të njohura në të gjithë botën janë mbledhur bashkë këtë verë në Kampin Veror të Miliarderëve.

https://twitter.com/i/status/1413218200297238528

Jeff Bezos ka mbërritur ditën e sotme në Sun Valley me të dashurën e tij, Lauren Sanchez.

Atje ai është takuar me Bill Gates, Tim Cook dhe Mark Zuckerberg duke krijuar një grup interesant.

Vetëm pak kohë më parë, Bezos dha dorëheqjen si CEO i Amazon dhe tani mban pozicionin e kryetarit ekzekutiv të kompanisë.

Konferenca elitare vetëm për VIP-a në Sun Valley bashkon liderë të ndryshëm nga bota e filmit, teknologjisë, dizajnit dhe sporteve. Të pranishmit këtë vit do të duhet të vaksinohen ose të jenë të pajisur me një test negativ për Covid-19 të kryer në 72 orët e fundit.

Në këtë konferencë nuk lejohet hyrja e asnjë medieje, ndërkohë që fotot janë shkrepur nga paparazët.