Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se këtë të shtune në të gjitha kazermat e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave në sulmin terrorist të 11 shtatorit, të gjithë flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë.
“Në këtë ditë përkujtimi, bashkëndjejmë me dhembje të madhe, bashkë me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe me të gjithë kombin amerikan”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot janë bërë 20 vjet prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ku dy aeroplanë të marrë peng kanë goditur Kullat Binjake.
Në këtë sulm mbetën të vdekur rreth 3 mijë persona.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…