POLITIKE

Në luftë për çdo votë. Trump me retorikë të dhunshme, Harris josh komunitetin arab

Teksa mungojnë vetëm pak orë para zgjedhjeve në SHBA, kandidatët presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump po shfrytëzojnë çdo minutë të mbetur për të bindur të pavendosurit në shtetet kyçe.

Demokratja synoi të dielën komunitetin me ngjyrë dhe atë amerikano-arab në fushëbetejën kryesore në Miçigan, ndërsa rivali republikan Donald Trump përqafoi një retorikë të dhunshme në tubimin e mbajtur në Pensilvani. Në një kishë të frekuentuar kryesisht nga personat me ngjyrë në Detroit, Harris tha se fati i kombit do të vendosej të martën, ndërsa për rreth 200 mijë arabo-amerikanë që jetojnë atje u zotua të bënte gjithçka të mundur për t’i dhënë fund luftës në Gaza, shkruan A2 CNN.

“Dua të them se ky vit ka qenë shumë i vështirë, duke konsideruar shkallën e vdekjeve dhe shkatërrimit në Gaza dhe viktimave civile e shpërnguljeve në Liban. Si president, do të bëjë gjithçka në dorën time për t’i dhënë fund luftës në Gaza e për të kthyer pengjet në shtëpi”, deklaroi Harris.

Ndërkohë, ish-Presidenti Donald Trump shpërfilli në disa raste fjalimin që i shfaqej në teleprompter, duke kaluar shpesh në shpërthime spontane, duke i quajtur demokratët parti demoniake, e duke denoncuar ato që, sipas tij, janë manipulime zgjedhore në Pensilvani.

Në një retorikë familjare, republikani kritikoi sondazhet që sugjeronin përparësi për Harris dhe tha se nuk duhej të ishte larguar kurrë nga Shtëpia e Bardhë: “Nuk do shumë inteligjencë për të parë se kam një copë xhami këtu dhe nuk kam një copë xhami atje. Por, ajo që kemi vërtet këtu janë lajmet e rreme, apo jo? Dhe për të më qëlluar mua, dikujt do t’i duhej të gjuante përmeslajmeve te rreme”.

Sondazhet sugjerojnë se gara mes kandidatëve është tejet e ngushtë, me 60-vjeçaren Harris që ka mbështetje të fortë mes votueseve gra, ndërsa 78-vjeçari ka shënuar rritje mes elektoratit hispanik, veçanërisht burra.

Mbi 78 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, duke ju afruar gjysmës së totalit prej 160 milionë votash të parakohëshme në 2020.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago