LAJME

Në një det rezidencash të djegura në Los Anxhelos, vetëm një ka mbetur e padjegur

Pronari i një vile në Malibu, vlera e së cilës llogaritet në gati nëntë milionë dollarë, u befasua kur mësoi se godina e tij “i mbijetoi” një zjarri që shkatërroi të gjitha pallatet e zonës.

“Është një mrekulli, mrekullitë nuk ndalen kurrë”, tha për New York Post, David Steiner, drejtor në pension i qendrës së menaxhimit të mbetjeve. Ai nuk ndodhej në vilë në momentin e rënies së zjarrit. Ai mendoi se do ta humbte padyshim rezidencën kur pa zjarrin dhe tymin që e rrethonin.

“Kontraktori po shikonte lajmet dhe pa shtëpinë e fqinjit të tij në flakë. Më tha se edhe e imja do të digjej. Teksa pashë pamjet e zjarrit, mendova se asgjë nuk mund t’i shpëtonte. Atëherë mendova se kisha humbur atë vilë,” tha Steiner.

Dhe pastaj mesazhet filluan të vijnë tek ai. “Shtëpia jote është në të gjitha lajmet”, thuhej në mesazhe.

Vila e tij trekatëshe ishte jashtëzakonisht e vetmja që qëndronte në një det me vila të bukura të djegura buzë plazhit.

“Gruaja ime më tha se shtëpia jonë është e vetmja që qëndron ende në këmbë dhe kjo më bëri një buzëqeshje të madhe në këto kohë të vështira”, thotë pronari.

Steiner, një avokat dhe ish-drejtor i Waste Management Inc. në Hjuston, beson se prona e tij ishte projektuar me aq shumë elasticitet sa mund të përballonte tërmetet. Pikërisht për faktin se vila është ndërtuar për të qenë jashtëzakonisht e sigurt, besohet se u ka shpëtuar zjarreve që shkatërruan të gjitha shtëpitë aty pranë.

“Është ndërtuar me suva dhe gurë me çati të papërshkueshme nga zjarri. Themelet e ndërtesës janë 15 metra nën tokë, në mënyrë që të përballojë valët e fuqishme që godasin pikërisht poshtë saj“, përfundoi Steiner.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

3 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

10 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

16 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago