Sot është përvjetori i vdekjes së Skëndërbeut, Haradinaj përulet te busti i tij
Ramush Haradinaj është përulur tek busti i Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut në Prishtinë.
Kryeministri në detyrë e ka quajtur Skëndërbeun si gjeneral frymëzues për secilin shqiptar.
“Me 17 janar 1468, pushoi së rrahuri zemra e themeltarit të Shqipërisë, kryeprincit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Gjenerali që sfidoi superfuqitë e kohës, është gjithmonë frymëzimi për secilin që ndjehet shqiptar.
Vepra e tij gjithmonë ndezi shkëndijat e kryengritjeve për liri.
Lum shqiptarët që e kishin.
Lavdi e përjetshme” shkruan Haradinaj./