FOTO&VIDEO

Elvis Naçi përzihet në punët që nuk i di, e bën fajtor një skifter për zjarrin në Australi

Zjarret në Australi kanë marrë vëmendjen shumë të madhe në botë pasi që kanë shkaktuar dëme të mëdha në natyrë, prona e madje ka marrë jetën e mbi 1 miliard qenieve të gjalla.

Gjatë hetimeve, përveç temperaturave të larta dhe motit të nxehtë dhe me erë, i cili rrit rreziun për t’u nisur zjarret, shkencëtarët e huaj kanë zbuluar nëntë kategori si shkaqet kryesore pse shkaktohen zjarret e përmasave të tilla në natyrë.

E ato janë pirja e duhanit, djegia e mbeturinave, zjarr vënie e qëllimshme, shinat e trenit – pasi kur treni ndalon ai shkakton disa shkëndija, zjarr kampi, përdorimi i mjeteve – si sharrë elektrike apo kosa bari me rrymë, fëmijët, vetëtimat e arsyet e tjera të ndryshme si armët e zjarrit, reflektimi i xhamit, mbrojtjet elektrike e kabllot e rrymës, përcjell Gazeta Express.

Megjithatë, Elvis Naçi si duket ka gjetur ‘fajtorin kryesor’ për zjarret në Australi.

Sipas tij, fajin e ka një skifter, që e cilëson si një zog të shthurur dhe dembel dhe që profeti Muhabet thitë se duhet asgjësuar.

Sipas Naçit, pasi që zogu është dembel, ai iu vë flakën pyjeve, për ta gjetur gati ushqimin.

Në një video të publikuar në faqen e vet në Youtube, ai thotë se kjo është vërtetuar edhe nga shkencëtarët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago