Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2020 në Kosovë.
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë në QKUK, Dr, Xhevdet Gojnovci, ka treguar për Gazetën Express se nëna ka lindur foshnjën e gjinisë mashullore.
Sipas doktorit, foshnja ka lindur me peshë 3300 gram dhe gjatësi 54 cm. Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2019 u lindën 9242 foshnje. Krahasuar me vitin 2018 këtë vit u lindën rreth 700 foshnje më pak.