Si duket serbët s’kanë të ndalur në përkrahjen e tyre publike ndaj Rusisë dhe Putinit. Këtë së fundmi e bënë edhe në “republikën” e ashtuquajtur sërbe në Bosnje dhe Hercegovinë.
Serbët e Bosnjës kanë protestuar sot në Banjallukë të “Republika Srpskas” në mbështetje të Rusisë dhe agresionit në Ukrainë.
Gazetarja Una Hajdari ka publikuar pamje nga protesta duke shkruar se Ujqit e Natës po marrin pjesë gjithashtu në këtë protestë pro-ruse.
“Protestat pro-ruse u mbajtën sot në Banjaluke, qendra e entitetit me shumicë serbe të Bosnjës dhe të organizuara nga anëtarët lokalë të Ujqërve të Natës, një klub motoçiklistësh që mori pjesë në pushtimin e Krimesë, shpesh të referuar si “Engjëjt e Putinit”, ka shkruar ajo.
Pro-Russian protests were held today in Banjaluka, the center of Bosnia’s Serb-majority entity and organized by local members of the Night Wolves — a motorcycle club that participated in the occupation of Crimea, often referred to as “Putin’s Angels.” pic.twitter.com/6r4SOmcNWr
— Una Hajdari (@UnaHajdari) March 12, 2022