POLITIKE

Në Serbi komentohet videomesazhi i Radoiçiçit – “Shqiptarëve s’ka çka t’u bëjë, por dëshiron t’i disciplinojë serbët”

Shfaqja e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në një video të regjistruar me tone kërcënuese në malet e Leposaviqit, nuk përbën kërcenim ndaj shqiptarëve, por si kërcënim për diciplinim ndaj serbëve të Kosovës, ka thënë sociologu seb, Jovo Bakiç.

Radoiçi është vetëm se një zgjatim i regjimit mafioz-autoritar të Beogradit që për synim nga mbajtjen e serbëve nën frikë në Veri, vlerësoi ai.

“Qëllimi i tij është të mbajë serbët nën frikë, veçanërisht pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, që t’u tregojë se secili mund të jetë shënjestër”, ka thënë sociologu serb.

“Mesazhi i fundit e tregon këtë”, shprehet Bakiç. “Sidoqoftë, ai asgjë nuk mund t’iu bëjë shqiptarëve që kanë NATO-n brenda, prandaj kërcënimi për dhunë duke u shfaqur me pistoletë të zbrazët për të frikësuar dhe disciplinuar serbët”.

Mes tjerash, ai tha se Radoiçiç është vetëm se një kriminel i lidhur me regjimin e Beogradit, nga i cili edhe buron “autoriteti” i tej.

“Milan Radoiçiç është kumbari i Zvonko Veselinoviçit. Së bashku ata sundojnë veriun në Kosovë në emër të regjimit mafioz-autoritar. Ata kanë sipërmarrje të përbashkët fitimprurëse që marrin punë nga kompani publike, që përndryshe shpërlajnë para”, ka thënë ai për “Danas”.

Radoiçiç ditë më parë u shfaq përmes një video mesazi të regjistruar në Leposaviq.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, tha Radojçiç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago