LAJME

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Kroacisë, Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Kurti theksoi në fjalën e tij se shtetet tona janë aleatë në paqe, demokraci, në rrugën dhe fatin e përbashkët evropian.

Gjithashtu, ai përmendi edhe komunitetin kroat në Kosovë dhe diasporën shqiptare në Kroaci për të cilat tha se të dyja shërbejnë si ura të respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

“Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta. Kroacia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Mbështetja juaj – politike, morale dhe praktike – ka qenë e palëkundur që atëherë. Për këtë, ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha Kurti.

Në këtë ditë të rëndësishme për popullin dhe shtetin kroat, kryeministri shprehu në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet për Presidentin Zoran Milanoviq, Kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe të gjithë qytetarët kroatë.

Në fund, kryeministri theksoi se së bashku, mund të kontribuojmë për një rajon të lirë, demokratik dhe të ankoruar fort në vlerat euroatlantike, duke shtuar se do të vazhdojmë të thellojmë lidhjet tona dypalëshe në tregti, arsim, kulturë dhe mbrojtje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago