FOTO&VIDEO

Në shumë qytete nata e Vitit të Ri festohet në terr, KEDS thotë se ka mbingarkesë të energjisë

Ndonëse kanë mbetur edhe pak orë të ndërrimit të motmoteve disa vende në Kosovë janë duke kaluar momentet festive pa energji elektrike – nën dritën e qiriut.

Qytetet që deri tani kanë probleme me energji elektrike janë Prizreni, Ferizaj, Suhareka dhe Fushë Kosova.Zëdhënësi për media nga KEDS, Viktor Buzhala, ka thënë për Gazetën Express se ekipet e tyre janë duke punuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.

“Në disa zona, veçanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë duke u paraqitur mbingarkesa ekstreme, ku po djegën në vazhdimësi siguresat”.

“Ekipet e KEDS-it duke i zëvendësuar ato, por ka raste që po djegën të njëjtat nga dy e tri herë. Në këtë situatë apelojmë që të ketë kursim maksimal, sidomos në ato zona, duke përfshirë edhe një pjesë të Prizrenit, Suharekës dhe qytetin e Ferizajit”.

“KEDS nga ora 15:00 ka në dispozicion 430 punëtorë, sikurse 120 tjerë rezervë që të intervenojnë në secilën situatë. Por, kursimi i energjisë elektrike do t’ua lehtësonte shumë punën edhe atyre”.

“Qendra e Thirrjes  vazhdon të jetë në dispozicionin tuaj për të na njoftuar për çdo kërkesë tuajën”, ka thënë Buzhala.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

4 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

7 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

9 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

9 orë ago