Tifozeritë u përleshen mbrëmë në “Selman Stermasi” para se të niste derbi Tirana-Partizani. Por më pas policia vendosi kontroll dhe ndeshja u zhvillua normalisht dhe përfundoi me fitoren e Partizanit. Sakaq, sot Policia e Tiranës ka zbuluar se ka patur një plan kriminal nga tifozët e Tiranës. Fantazitë e tifozëve ndoshta kanë kërkuar gjakderdhje, por për fat të mirë ngjarja u parandalua.
Në njoftimin e policisë thuhet se afër sektorit ku qëndronin ultrasit e Partizanit ishin hapur tre gropa dhe ishte përgatitur një sulm me fishekzjarre.
“Janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas për veprat penale për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe radioaktive” “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes janë konfliktuar me tifozët e Partizanit.
Gjithashtu dyshohet se këta dy shtetas, gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me menkanizëm me ndezje elektrike”, deklaroi policia.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…