Mbrëmë u aludua në media se një ndër viktimat e tërmetit në Thumanë ishte edhe e fejuara e djalit të madh të kryeministrit Rama, Gregorit.
Lajmin për vdekjen e të fejuarës së tij e ka konfirmuar vetë Gregor Rama përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe njeriu im i afërt sëbashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrur deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”, ka shkruar Gregor Rama në storyn e tij.
Edhe Kryeministri Rama nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa është pyetur për dedikimin që bëri i biri, Gregu, i cili shkruante se ka humbur një njeri të afërt nga tërmeti.
Kreu i qeverisë, i cili po fliste për #realstory në News24, e braktisi intervistën, pasi nuk i mbajti dot lotët.
“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj. Ata që kujtojnë se po jap mish e shpirt për lekë”, tha Rama dhe u largua nga transmetimi live.