FOTO&VIDEO

“Në verë u bë gjysh, ja nga se vuante. 24 orët e fundit të Xhodës”

Aktori Ndriçim Xhepa thotë se kolegu i tij, Xhevdet Ferri i cili ndërroi dje jetë vuante nga një tumor në mushkëri.

Ai tregon se i shkoi të ndjerit për vizitë në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë.

“I kam ditur gjërat që në pranverë. Besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë gjallë. I shkova në spital të mërkurën dhe qëndrova deri në orën 9. Bënë një tolerancë mjekët.

Ndoshta bëra mirë, ndoshta jo, pasi e pashë në gjendje të keqe.

Mjeku më tha që kishte shpresa shumë të vogla. Më shpjeguan që po e mbanin me frymëmarrje të drejtuar. Fola me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bënte edhe një përpjekje.

S’ma mori mendja që fundi do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.

Ishim shumë miq, jemi nga ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë, kemi qenë bashkë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’. Kemi shkuar bashkë në Përmet edhe kur xhiruam filmin e fundit.

Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ai ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Fillimit të dhjetorit jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë e keqe pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital.

Mjeku më tha se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet kështu pulmonet.

Xhoda ishte shumë kurajoz, me shije, me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë. Në verë u bë gjysh e shijoi që e mori këtë lumturi nga e bija.

Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi”- tha Ndriçim Xhepa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago