Në një operacion të zhvilluar sot në Zubin Potok, në kërkim të një personi të dyshuar lidhur me rastin e një laboratori të drogës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe ka konfiskuar municion, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut thuhet se sot (20.11.2024) rreth orës 12:00 njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikeve – Mitrovicë Veri në koordinim me njësitë policore Mitrovicë Veri me autorizim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore Mitrovicë në fshatin Drobnjak Komuna Zubin Potok ka kërkuar të dyshuarin me iniciale ( S.M.) si person në kërkim në lidhje me rastin e laboratorit të drogës në fshatin Qukiq të Zubin Potokut i cili rast ishte hetuar në vitin 2018.
“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Telegrafi.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është thirr njësia e specializuar respektivisht njësia për trajtimin e mjeteve eksplozive, ku gjatë kontrollit edhe në 3 (tri) vende tjera të groposura janë gjetur dhe sekuestruar pajisje të ngjashme.
“Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë: uniformë ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelek taktik, gaz maska, një tytë e pistoletës, një palë pranga dhe 1,471 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…