LAJME

“Negociatat pa Kremlinin, të kota”, Erdogan ofron planin për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka vënë në “shënjestër”, kryeministrin e vendit, Denis Shmyhal dhe planifikon ta shkarkojë atë. Burime për median amerikane, Sky News, theksojnë se, lideri i Ukrainës është i lodhur nga Kryeministri dhe po planifikon ta largojë nga posti. Ai nuk e dëgjon më atë dhe Zelenskyy po kërkon dikë me zgjidhje dhe propozime kreative.

Sakaq, Rusia ka sulmuar me raketa qytetin e Dnipro duke lënë të plagosur afro 47 persona, bën me dije zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës. Një vajzë 14-vjeçare është në mesin e të plagosurve, por numri i përgjithshëm i viktimave është ende duke u përcaktuar, thanë autoritet ukrainase. Sulmi la të paktën pesë persona të vdekur.

Ndërkohë, në përpjekjet për dhënien fund të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ka ndërhyrë Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan. Në takimin me homologun rus, Vladimir Putin, Erdogan theksoi se Turqia mund të “japë kontributin e saj për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës” fillimisht me një armëpushim dhe më pas me një paqe “të drejtë” që kënaq si Moskën ashtu edhe Kiev, vuri në dukje Presidenca e Republikës së Ankarasë.

Por shefi i Kremlinit, Vladimir Putin ka hedhur poshtë çdo mundësi për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë një takimi me Presidentin e Kinës, Shi Xhinping, presidenti rus Vladimir Putin theksuoi “kotësinë” e çdo formati për negociatat për Ukrainën “pa pjesëmarrjen e Rusisë”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një intervistë në televizionin rus të transmetuar nga agjencitë e Moskës. Të dy udhëheqësit, shtoi Peskov, “shkëmbyen pikëpamje mbi problemet rajonale”. Dhe kur u pyet nëse i ishte kushtuar shumë kohë konfliktit në Ukrainë, ai u përgjigj: “Jo, nuk do të thosha kështu, theksoi Peskov.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago