Fatime Dvorani, nëna e Nuredin Dvoranit, që u vra si 17-vjeçar nga forcat serbe më 1999, thotë se sot ndjeu një gëzim që më në fund ka një varr për djalin e saj, i cili u rivarros në fshatin Tërstenik të Drenasit.
Ajo ende e vajton takimin e fundit që e pati me të birin, por thotë se tanimë ka ku t’i derdhë lotët dhe se në përvjetore s’do të shkojë te varrezat veç për hatër të shoqeve të saj, të cilat po ashtu kanë familjarë të vrarë në luftë, njofton Klan Kosova.
“Të rinjtë e fëmijët kanë ikur në mal. Shkova e ndejta pak, por s’guxoja me ndejtë shumë. Më tha: “Oj nanë, po vij edhe unë”. I thashë mos me ardhë se dy autobusë kanë zhdrypë në asfalt… e të mysin nër sy temin. Kajti. Edhe qitash i shoh lotët e tij”