Një grua është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një mësuese në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok.
Në raportin e policisë thuhet se ky rast ka ndodhur pasi mësuesja kishte shkruar një vërejtje ndaj vajzës së dyshuarës, transmeton Klankosova.tv.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35 vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L ( F/K) e moshës 58 vjeçare , mësimdhënëse në këtë shkollë , duke i shkaktuar lëndime trupore dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës , nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje”.
“E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar ‘’ Lëndim trupor dhe Vetëgjyqësi’’”, thuhet në njoftim.