Nënë Rukija fiton betejën me koronavirusin, 84-vjeçarja largohet nga Infektivi

Nënë Rukija, 84 vjeç ka fituar betejën me koronavirusin. E moshuara ka lënë sot spitalin Infektiv, pasi është shëruar.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila po ashtu thotë se 8 pacientë kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit dhe janë kthyer në shtëpi.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga COVID19

8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit

Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19”, shkruan ministrja.