FOTO&VIDEO

Nënoficeri i FSK-së që vdiq sot, çdo nëntor e bënte një gjest të mrekullueshëm

Sot ka vdekur nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Baki Ejupi, pasi pësoi një atak kardiak.

Përveç si ish-ushtar i UÇK-së dhe paslufte i FSK-së, Ejupi do të mbahet mend edhe për kujdesin që kishte për qytetin e tij Podujevën.

Sa herë që vinte nëntori, Baki Ejupi, së bashku me bashkëvendës për çdo vit organizonte vendosjen e flamujve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

Një gjë të tillë thoshte ta ketë borxh për ata që dhanë shumë për kombin shqiptar.

“Kjo është një simbolikë shumë e vogël krahasim me punën dhe gjakun e derdhur për flamurin kombëtar. Unë kam shumë bashkëluftëtar që i kam njohtë që sot nuk janë ma në këtë botë. Mundohem nëpërmes kësaj punë simbolike me përcjellë amanetin e tyre që kurrë mos me harru simbolin kombëtar”, kishte deklaruar Ejupi më 26 nëntor të 2018-tës.

Ejupi së bashku me vullnetarët tjerë brenda një dite kishte vendosur rreth 300 flamuj, nga Podujeva në drejtim të fshatrave që çojnë në Merdare.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit FSK ka thënë se do ta njoftojë me kohë opinionin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

48 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago