BREAKING NEWS

Nesër: Fronti potent na sjellë destabilizim të fuqishëm të motit!

Një lug barik nga Skandinavia pritet të shtrihet deri në rajonin tonë duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit gjatë ditës së nesërme. Fillimisht do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugperëndimi të cilat vetëm në disa rajone pritet të jenë të fuqishme. Po ashtu do të ketë shtim gradual të vranësirave.

Para ardhjes së frontit nuk do të jetë ftohtë, kurse me ardhjen e frontit do të fillojnë të fryjnë erëra të fuqishme nga veriu të cilat do të na sjellin reshje të dendura bore ulje të temperaturave. Reshje (kalimtare) të dendura bore priten në shumë vise të Republikës së Kosovës (jo në tërë territorin), veri, verilindje, lindje, juglindje të Shqipërisë, veri të Malit të Zi, Luginë dhe shumë vise të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat jo shumë të ulëta nuk do të suportojnë reshjet e borës në të gjitha ultësirat e rajonit.

Shpejtësia e erës do të luhatet nga 40 deri në 60 km/h në disa vise dhe kalimthi gjatë kalimit të frontit mund të fryjë edhe më fortë. Nuk përjashtohet mundësia për dëme të pakta materiale në ndonjë rajon gjatë dhe pas kalimit të frontit potent. Të martën na pret ditë e ftohtë, me erëra mesatare deri të forta nga veriu dhe reshje sporadike bore. Nga e mërkura do të kemi stabilizim të plotë të motit dhe rritje të temperaturave.

Pra, kënaquni sot me mot të këndshëm dhe stabil, ngase nesër na presin vranësira të dendura me shi, borë e erëra të fuqishme herë pas here e sidomos gjatë ardhjes së frontit e tutje kur mund të kemi edhe borë me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./MeteoBallkan


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

12 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago