KRYESORE

Netanyahu: Duam pushtimin e plotë të Gazës, por jo ta qeverisim vetë

Në një intervistë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, por nuk dëshiron ta qeverisë atë. Komentet e tij u bënë këtë të enjte, pak para se kabineti i sigurisë të mblidhej për të shqyrtuar propozimin e tij për marrjen nën kontroll të territorit.

“Ne synojmë të marrim kontrollin për të garantuar sigurinë tonë, për të larguar Hamasin nga aty, për t’i mundësuar popullsisë të çlirohet nga Hamasi dhe për ta kaluar nën qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe që nuk përfaqëson asnjë që synon shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu. Ai shtoi se Izraeli kërkon një perimetër sigurie dhe dëshiron t’ia kalojë qeverisjen forcave arabe: “Nuk duam ta mbajmë atë. Duam një perimetër sigurie. Nuk duam ta qeverisim. Nuk duam të jemi aty si autoritet qeverisës.”

Mbledhja e kabinetit të sigurisë zhvillohet ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit rritet për shkak të krizës humanitare në Gaza, me agjencitë e OKB-së që paralajmërojnë për uri masive në territorin e shkatërruar. Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se katër persona të tjerë kanë vdekur nga uria dhe kequshqyerja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të viktimave nga uria në 197, përfshirë 96 fëmijë, që nga fillimi i luftës së Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit.

Mediat izraelite raportojnë se Netanyahu pritet të kërkojë miratimin për zgjerimin e operacioneve ushtarake, përfshirë në zona të dendura ku besohet se mbahen pengje. Kjo ndodh pavarësisht shqetësimeve në rritje për fatin e pengjeve të mbetura, disa nga familjarët e të cilëve dolën në det nga porti i Ashkelonit të enjten për t’u afruar drejt Gazës.

Para mbledhjes, në mediat izraelite qarkulluan zëra për përplasje mes kabinetit dhe shefit të ushtrisë, gjeneralit Eyal Zamir, i cili thuhet se kundërshton planet për rikthimin e plotë të kontrollit në Gaza. Të mërkurën, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi në rrjetet sociale se “është e drejtë dhe detyrë e shefit të shtabit të shprehë qëndrimin e tij”, por ushtria duhet të respektojë vendimet e qeverisë. Të enjten, në një deklaratë zyrtare, Zamir theksoi pavarësinë e tij, duke premtuar se do të “vazhdojmë të shprehim qëndrimin tonë pa frikë”. Ai shtoi: “Nuk po merremi me teori, po merremi me çështje jete a vdekjeje, me mbrojtjen e shtetit, dhe këtë e bëjmë duke i parë drejt në sy ushtarët dhe qytetarët tanë.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago