BOTA

Netanyahu para nisjes për në OKB: Nuk do të ketë shtet në tokën e Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u nis gjatë natës për në Shtetet e Bashkuara për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork dhe për t’u takuar me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Para se të largohej, Netanyahu theksoi se “nuk do të ketë shtet në tokën e Izraelit”. Ai deklaroi se do të diskutonte me presidentin Trump “nevojën për të përmbushur objektivat e luftës, kthimin e të gjithë pengjeve, mposhtjen e Hamasit dhe zgjerimin e rrethit të paqes që sipas tij “është hapur para nesh pas fitores historike në Operacionin Rising Lion dhe fitoreve të tjera që kemi arritur”, duke iu referuar luftës 12-ditore të Izraelit me Iranin.

Netanyahu shtoi se në fjalimin e tij në OKB, ai synon “të denoncojë udhëheqësit të cilët, në vend që të dënojnë vrasësit, duan t’u japin atyre një shtet në zemër të Tokës së Izraelit. Kjo nuk do të ndodhë”.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të tregoj të vërtetën tonë, të vërtetën për qytetarët e Izraelit, të vërtetën për ushtarët tanë dhe të vërtetën për vendin tonë. Do t’i denoncoj ata udhëheqës që, në vend që të sulmojnë vrasësit, përdhunuesit dhe vrasësit e fëmijëve, duan t’u japin atyre një shtet në zemër të Tokës së Izraelit. Kjo nuk do të ndodhë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në pistën e aeroportit Ben Gurion, përpara se të hipte në avionin e tij për në Nju Jork.

Ndërkohë Mbrojtja Civile në Rripin e Gazës raportoi 11 vdekje në orët e para të mëngjesit të sotëm në një sulm izraelit ndaj një shtëpie që strehonte persona të zhvendosur në territorin qendror palestinez.

“Njëmbëdhjetë persona u vranë dhe disa janë të zhdukur ose të plagosur pas një sulmi ajror izraelit ndaj një shtëpie që i përkiste familjes Abu Dahrouj, e cila strehonte persona të zhvendosur në veri të Az Zawaida,” në pjesën qendrore të territorit, tha për AFP zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Mahmoud Bassal. Sipas shërbimeve të emergjencës, midis viktimave ishin “disa fëmijë”.

Të mërkurën, një dron ushtarak izraelit u rrëzua në selinë e OKB-së në Libanin jugor, dhe UNIFIL e dënoi atë: “Një shkelje serioze e Rezolutës 1701 dhe sovranitetit libanez”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago