FOTO&VIDEO

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Doktori Afrim Blyta, i doktoruar në fushën e neuropsikiatrisë, ua ka shkruar një letër politikanëve të Kosovës, ku ka shprehur mllefin e tij për situatën në të cilën gjendet Kosova.

Blyta thotë se gjendja në të cilën ndodhet Kosova nuk është përgjegjësi e qytetarëve pasi ata mund të jenë të papërgjegjshëm.

Sipas tij, barrën e përgjegjësisë për situatën ku gjendet sot Kosova duhet ta mbajnë liderët, të cilët duhet të punojnë të pakushtëzuar nga interesat personale apo partiake.

“A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?”, ka shkruar mjeku kosovar në letrën e hapur drejtuar politikanëve.

Letër e hapur “liderëve” politikë të Kosovës,

Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, nëpër çfarë situate po kalon vendi dhe njerëzit e saj. Vuajtje, dhembje, pikëllim i pa fund, i mijëra e mijëra bashkëkombësve. Parehati, shqetësim, ankth, frikë, zemërim i shumicës absolute të mbetur. Jemi në mes të sfidës e cila lëkundë themelin e ekzistencës fizike, si dhe kërcënon të ardhmen e vendit.

Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj.

Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.

Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontrollë të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni. Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontrollë të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontrollë të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.

Nuk është përgjegjësi e qytetarëve të Kosovës situata në Kosovë. Qytetarët mund të jenë edhe të papërgjegjshëm, si mund edhe fëmija të jetë i papërgjegjshëm. Por përgjegjësia për situata jashtë kontrollit i bie prindërve dhe liderëve. Liderët, janë ata që me veprime të duhura, të drejta, të pakushtëzuara nga interesi personal ose i partisë i bëjnë qytetarët e papërgjegjshëm të përgjegjshëm. Liderët, si edhe prindërit, pas lutjes së pasuksesshme të korrigjohet sjellja e papërgjegjshme, kanë jo vetëm obligim, por edhe detyrim të veprojnë dhe atë në interes të fëmijës dhe të qytetarit, jo të vetin, për këtë janë prindër ose lider.

A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?

Po fshiheni duke u arsyetuar pas kushtetutës, ligjeve, rregulloreve, rendit të ditës, të cilat i konsideroni si vlera. E keni humbur rrugën në oborr!

Cila është vlera më e madhe e njeriut, nëse nuk është jeta dhe shëndeti i tij!

Tradhtuat të ndjerët, të sëmurit, punëtorët shëndetësor, tradhtuat të gjithë të tjerët, me përjashtim të vetes.

Po mendoni se populli harron shpejtë, gabim e keni, kjo nuk do të ndodhë, jeta e njeriut është në pyetje, këtë qytetari nuk do ta harron. Dita e gjykimit do të vjen shumë shpejtë dhe si pasojë do t’ju hedh në shportë të historisë, aty ku e keni vendin, në pleh të saj.

Turpi ju mbuloftë.

Me mosrespektin më të madh,

Dr. Afrim Blyta


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago