Publikimi i kësaj videoje si edhe i simboleve të ISIS në Facebook i ka kushtuar një dënim me 3 vjet burg ish-komandos Erzen Uka.
30 vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Uka, ish-paqeruajtës në Irak u arrestua në prill të vitit të kaluar nga anti-terrori, për shkak të postimeve të tij me natyrë ekstremiste.
Sipas vendimit të gjykatës, një javë para se të prangosej nga anti-terrori, në profilin në Facebook me emrin Hamzah Uka, ish-komandoja kishte postuar këtë video me diciturën “Heqja e pistoletës nga dora e kundërshtarit!. Stërvitje”. Në të njëjtën ditë, ai kishte postuar këtë video me shënimin “Përgatitini fëmijët tuaj fizikisht dhe psikologjikisht”.
Gjykata arsyeton se në profilin e Ukës, i njohur për prirje radikale ekstremiste dhe simpatizant i ISIS, janë vërejtur edhe foto të simboleve të kësaj organizate dhe shfaq admirimi për krerët e saj. Uka u fajësua edhe për dy fishekë, që u gjendën në banesë pas arrestimit.
Në gjykim ish-komandoja mohoi akuzën për “nxitje terrori”, ndërsa për dy fishekët tha se i kishte mbajtur për shkak të ish-funksionit të tij si ushtarak.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…