LAJME

Nexhat Krasniqi rrahet brutalisht në Brezovicë nga dy persona të maskuar

Ish shefi i Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Nexhat Krasniqi, ka përfunduar në spital mbrëmjen e kaluar si pasojë e lëndimeve të rënda që mori pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga dy persona të panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20 në Brezovicë, ku Krasniqi kishte zgjedhur t’i kalonte ditët e fundjavës, e që më pas është përballur me dy persona të maskuar të cilët e kanë sulmuar me mjet të mprehtë në kokë.

Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, por që më pas për shkak të gjendjes së rëndë, është transportuar për në spitalin rajonal në Ferizaj për të kryer ekzaminimet tjera.

Për rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të identifikuar personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

45 minuta ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

8 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

12 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

12 orë ago